Tech

Vlera e Bitcoinit shkon në 28.000 dollarë

Bitcoini ka arritur vlerën e 28.000 dollarëve gjatë së dielës. Ky është rekordi më i madh deri tani i kësaj monedhe.

CNN shkruan se rritja e tij nuk ka të ndalur derisa është “nisur” drejt vlerës 30.000 dollarëshe.

Monedha është rritur me afro 7.000 dollarë apo 35 për qind që nga fillimi i muajit dhjetor.

Me rreth 70 për qind të përgjithshëm të tregut, Bitcoini është monedha më e madhe digjitale.