Tech

Lansohet Honor 9

Kompani e njohur kineze, Huawei, pas shumë raportimeve dhe spekulimeve, ashtu siç ka paralajmëruar, sot ka lansuar zyrtarisht smartfonin më të ri Honor 9.

Huawei Honor 9 vjen me ekran 5.15-inç me rezolucion prej 1080 pikselë, procesor Kirin 960, 6 GB RAM memorie dhe 64 ose 128 GB memorie të brendshme, të dy me mundësi zgjerimi përmes portit hibrid SIM, si dhe me sistemin operativ Android 7.0 Nougat me ndërfaqen e përdoruesit EMUI 5.1, transmeton Koha.net.

Në pjesën e pasme të Honor 9, gjendet një kombinim i kamerave prej 12 dhe 20 megapikselë (2x zoom), ndërsa në pjesën e përparme gjendet kamera për selfie prej 8 megapikselë.

Së bashku me Honor 9, kompania po ashtu ka lansuar edhe funksionin e saj për pagesa përmes telefonit, Huawei Pay.

Honor 9, po ashtu, ofron mbështetje për lidhjet e tilla si 4G VoLTE, Wi-Fi, dhe vjen me portin për kufje 3.5mm.

Trupi i tij tërësisht nga metali ka pjesën e pasme me shkëlqim dhe është në dispozicion me ngjyrë gri, kaltër dhe ari, si dhe vjen me baterinë prej 3,200 mAh.

Huawei Honor 9 do të jetë në dispozicion për blerje nga 16 qershori në Vmall, JD dhe gjashtë shitës të tjerë kinezë.

Modeli me 64 GB memorie të brendshme kushton rreth 355 euro, ndërsa ai me 128 GB rreth 395 euro.

{gallery}