Tech

Së shpejti vjen Nokia 9

Siç duket HMD Global ka plan të lansojë produktet më të shitura të smartfonëve.

Pas disa analizave të fundit që janë bërë, thuhet se Nokia 9 është certifikuar nga FFC, megjithatë nuk janë zbuluar ende informacionet më të detajuara, transmeton Koha.net.

Ky duket se është një nga informacionet e para që Nokia 9 është gati të dalë zyrtarisht në shitje.

Deri më tani telefoni ka ekran 5.3-inç Quad HD, procesor Snapdragon 835, deri në 8 GB RAM memorie dhe 64 GB memorie të brendshme dhe kamerën kryesore prej 13 megapikselë.

Ndërkohë, HMD po përgatitet të shes Nokia 6, Nokia 5 dhe Nokia 3 të gjithë smartfonë.