Tech

Arrin kartela e parë grafike e Samsungut për telefona

Për herë të parë në vitin 2014 është spekuluar se gjiganti i teknologjisë, Samsung, është duke punuar në kartelën e saj grafike.

Kartela grafike është pritur që të jetë në dispozicion në vitin 2015, por kompania ka nënshkruar një marrëveshje teknologjike me kompaninë e njohur ARM për të përdorur kartelat grafike të saj brenda procesorëve të Samsungut, Exynos, transmeton Koha.net. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjes, Samsung po ashtu ka shtyrë zhvillimin e kartelës së saj grafike, por gjithashtu ka mësuar disa gjëra nga ARM.

Sipas një raporti të fundit, gjiganti i teknologjisë nga Koreja Jugore më në fund ka zhvilluar kartelën e saj grafike, e cila brenda kompanisë është e njohur si S-GPU.

Telefoni i parë që do të vijë me këtë kartelë grafike së bashku me procesorin Exynos, do të jetë telefoni i ardhshëm i avancuar i Samsungut, i cili është caktuar që të arrijë vitin e ardhshëm.