Tech

TikToku “mbijeton” në SHBA

Departamenti i Tregtisë në Shtetet e Bashkuara ka pezulluar vendimin që parashihte të ndalonte funksionimin e rrjetit social TikTok në SHBA nga mbrëmja e së enjtes, sipas kohës në SHBA.

Vendimi i shkuar s’do të lejonte që aplikacioni të shkarkohej në SHBA.

Departamenti i Tregtisë ka shtyrë vendimin “në pritje të zhvillimeve të mëtejme ligjore”, sipas një vendimi të një gjykate në Philadelphia.

Vendimi ka gëzuar më shumë se 100 milionë amerikanë që përdorin këtë rrjet social.

Në shtator, pronari kinez i TikTokut, “ByteDance” nënshkroi marrëveshje me “Walmartin” dhe “Oraclen” për të kaluar asetet e TikTokut në SHBA nën emrin e ri “TikTok Global”.

Presidenti Donald Trump u shpreh se përkrah një marrëveshje të tillë, ndërsa rrjeti social ka thënë se s’ka marrë asnjë reagim nga shteti në dy muaj.