Tech

Si të rregullohet “kaosi” i rrjeteve sociale?

Një raport i ri i ka paraqitur disa ide që autorët e tyre thonë se mund t’i japin fund “kaosit informues që është kërcënim qenësor ndaj demokracisë”.

Një nga sugjerimet është se rrjetet sociale duhet t’i publikojnë detajet e algoritmeve të tyre dhe funksionet kryesore ndaj hulumtuesve të besueshëm, në mënyrë që teknologjia e tyre të jetë e verifikuar.

Një nga këshillat është edhe shtimi i “fërkimit" gjatë shpërndarjes online, për ta parandaluar shpërndarjen e shfrenuar të dezinformatave.

Raporti është publikuar nga Forumi për Informata dhe Demokraci, që është krijuar për të bërë rekomandime për 38 vende. Aty përfshihen Australia, Kanadaja, Franca, Gjermania, India, Koreja Jugore dhe Mbretëria e Bashkuar.

Në mesin e atyre që kanë kontribuar në raport është edhe sinjalizuesi Christopher Wylie nga “Cambridge Analytica” dhe ish-investitori i Facebookut, Roger McNamee, një kritik i kahershëm i rrjeteve sociale.

Grupi i shprehjes së lirë “Neni 19” dhe grupet e të drejtave digjitale - përfshirë edhe “Electronic Frontier Foundation” - janë konsultuar gjithashtu.

Çka sugjeron ky raport?

Një nga rekomandimet thelbësore është krijimi i “një kodi ligjor të ndërtimit”, që i përshkruan kërkesat e detyrueshme të sigurisë dhe cilësisë për platformat digjitale.

“Nëse dua të prodhoj pajisje kuzhine, do të më duhet të bëj më shumë teste sigurie dhe të shkoj nëpër procedura më të pëlqyeshme për ta prodhuar një toster, e pastaj ta krijoj Facebookun”, ka thënë Wylie për BBC-në.

Ai ka thënë se rrjetet sociale duhet t’i peshojnë të gjitha dëmtimet potenciale që mund të shkaktohen nga vendimet e tyre inxhinierike dhe të dizajnit.

Raporti sugjeron gjithashtu që rrjetet sociale duhet ta kenë një korrektues për secilin person që u është ekspozuar dezinformatave, nëse kontrolluesit e pavarur të fakteve e identifikojnë një histori si të rremë.

Sugjerimet e tjera janë:

Vendosja e “thyesve të qarqeve”, kështu që përmbajtja e re virale ndalohet përkohësisht që të shpërndahet përderisa të kontrollohet për fakte.

Obligohen rrjetet sociale që ta zbulojnë në faqen e parë se pse përmbajtja i është rekomanduar një përdoruesi.

Kufizimi i përdorimit të mesazheve reklamuese që kanë caqe të vogla.

Të bëhet ilegal përjashtimi i njerëzve nga përmbajtja për shkak të racës apo religjionit, të tilla si fshehja e një reklame nga njerëzit me ngjyrë.

Ndalimi i përdorimit të mundësive të ashtuquajtura të zeza – përdoruesi paraqet dizajnë për ta hutuar apo nervozuar përdoruesin, si p.sh. duke e bërë më të vështirë fshirjen e llogarisë suaj.

Përfshihen gjithashtu edhe propozimet që Facebook, Twitter dhe YouTube tashmë i bëjnë vullnetarisht, si p.sh.:

Vendosja e llogarive e organizatave të lajmeve që kontrollohen nga shteti.

Kufizimi se sa herë mesazhet mund të ridërgohen te grupet e mëdha, siç bën Facebook për WhatsApp.

Tri bizneseve u është dërguar një kopje e raportit të mërkurën dhe BBC-ja ka kërkuar komentet e tyre.

Kryetari i strategjive të politikave publike në Twitter, Nick Pickles, ka thënë: “Twitter është i vendosur që të krijojë internet më të sigurt dhe t’i përmirësojë bisedat publike. E përkrahim një qasje të vazhdueshme ndaj rregullatorit që mbron “Open Internet”, lirinë e shprehjes dhe garën e drejtë në sektorin e internetit”.

Në një intervistë për BBC News, Wylie ka thënë se rekomandimet e raportit janë krijuar për ta mbrojtur lirinë e shprehjes së njerëzve. Këto janë përmirësuar për shkurtësi dhe qartësi.

Sa herë që propozohen rregulla për media sociale, ka shqetësime rreth lirisë së shprehjes. A nuk paraqesin propozimet tuaja rrezik të tillë?

Në shumicën e demokracive perëndimore ka liri të fjalës. Por, liria e fjalës nuk është një e drejtë që duhet ta kërkoni. Jeni të lirë të thoni çfarëdo që doni, brenda kufizimeve të gjuhës së urrejtjes, ligjit të shpifjes e kështu me radhë. Por, nuk keni të drejtë që zëri juaj të depërtojë nga teknologjia. Këto platforma nuk janë mjedise neutrale. Algoritmet vendosin se çfarë të shohin e çfarë të mos shohin njerëzit. Asgjë në këtë raport nuk e kufizon mundësinë tuaj për të thënë çfarëdo që doni. Ajo për të cilën po flasim janë funksionet e platformës për të përhapur artificialisht informata të rreme dhe manipuluese në një shkallë të gjerë.

Kush e definon se çfarë llogaritet si dezinformatë?

Mendoj se kjo kalon te diçka goxha thelbësore: a besoni në të vërtetë? Ka disa gjëra objektivisht të rreme që shpërndahen goxha shpejt në Facebook tani. Për shembull, që COVID-i nuk ekziston dhe vaksina në fakt është bërë për t’i kontrolluar mendjet e njerëzve. Këto gjëra janë plotësisht të pavërteta dhe mund kollaj të dëshmohet kjo. Institucionet tona demokratike dhe diskursi publik janë të mbështetura nga një supozim se të paktën mund të pajtohemi në gjëra që janë të vërteta. Debatet tona mund të jenë rreth asaj se si i përgjigjemi apo çfarë vlera i përdorim në një problem të caktuar, por të paktën e kemi një ndërkuptueshmëri që ka gjëra që janë të vërteta.

A do t’i ngufatin këto rregulla rrjedhën e lirë të ideve dhe të drejtën e njerëzve për të besuar çfarëdo që duan?

Nëse do t’i ishim përmbajtur premisës se njerëzit kanë të drejtë ligjore që të manipulohen dhe të ndahen, nuk do të kishim bërë rregulla. Ekzistojnë dëme të qarta që vijnë nga manipulimi i njerëzve. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, reagimi i shëndetit publik ndaj COVID-19 është frenuar nga dezinformatat e shpërndara rreth ekzistencës së virusit apo deklaratat e rreme rreth llojeve të ndryshme të trajtimeve të cilat nuk funksionojnë.

A keni të drejtë të besoni çfarëdo që doni? Sigurisht se po. Askush prej njerëzve që unë i njoh nuk është duke propozuar ndonjë lloj të kontrollimit të mendjes. Por, na duhet të përqendrohemi te përgjegjësia e platformës. Facebook, Twitter dhe YouTube krijojnë algoritme që promovojnë dhe i vënë në pah informatat.

Ky është një vendim aktiv inxhinierik.

Kur pasoja është një reagim i frenuar i shëndetit publik ndaj një pandemie, apo mungesa e besueshmërisë ndaj institucioneve tona demokratike, për shkak se njerëzit janë duke u manipuluar me informata objektive të rreme, duhet të ketë llogaridhënie nga platformat.