Tech

Pas një viti, celulari juaj do karikohet për pesë minuta

Teknologjia po ecën me hapa galopantë, ndërsa pas një viti smartphoni juaj do të karikohet për pesë minuta.

Një teknologji e tillë së pari herë është prezantuar para dy vitesh, kur “StoreDot” nga Izraeli prezantoi “FlashBattery” në panairin në Las Vegas.

Drejtori ekzekutiv i Stordot, Doron Majersdorf, tha për “BBC” se prodhimi pritet të fillojë vitin e ardhshëm, por nuk ka bërë të ditur se cilët prodhues janë paraqitur për përdorimin e kësaj teknologjie.

Bateria, e cila mbushet për pesë minuta, është e krijuar nga nano-materiali dhe është projektuar që celulari të mbajë 24 orë bateri.