Tech

Aplikacioni Grindr me probleme, ua rrezikoi përdoruesve publikimin e të dhënave personale

Një sulm kibernetik në Grindr ka mundësuar këdo që përmes postës elektronike të lidhur me një llogari, të rivendosë fjalëkalimin dhe të vjedh profilin e tij.

Ekspertët e sigurisë kibernetike zbuluan këtë “dobësi” të rrjetit social, dhe nga Gridr kanë thënë se problemi është adresuar para se të shfrytëzohej nga ndonjë palë dashakeqe.

Problemi u zbulua nga studiuesi francez i siguruisë, Ëassime Bouimadaghene dhe u dokumentua nga Troy Hund dhe Scot Helme, shkruan BBC.

Ky sulm ka mundur që cilitdo profili, t’ia vjedh të dhënat personale, përfshirë mesazhet, orientimin seksual, statusin e HIV-it dhe datën e fundit të testimit.

Çështja tashmë është rregulluar dhe sipas Grindr, operatorët e tyre janë duke punuar në përditësimin e aplikacionit.