Tech

NASA shpalos planin për rikthimin në Hënë

Agjencia hapësinore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nasa, ka njoftuar zyrtarisht për planet për rikthim në Hënë më 2024.

Si pjesë e programit “Artemis”, Nasa do të dërgojë për herë të parë një burrë dhe një grua në sipërfaqen e Hënës, në lansimin e parë të njerëzve atje që nga viti 1972. Astronautët do të fluturojnë me një kapsulë të quajtur “Orion” që do të lansohet si raketë e fuqishme e quajtur “SLS”.

Agjencia planifikon të shpenzojë 28 miliardë dollarë në katër vjetët e ardhshëm në këtë program. Administratori i Nasas, Jim Bridenstine, kishte thënë vitin e shkuar se gruaja e parë do të ecën në Hënë në vitin 2024, transmeton rel.

Astronautët do të udhëtojnë me një kapsulë të ngjashme me Apollon e vitit 1972, por që quhet Orion dhe që do të niset nga një raketë e fuqishme e quajtur SLS.

“Shuma prej 28 miliardë dollarësh përfaqëson kostot e katër vjetëve të ardhshëm në programin Artemis: financimin e SLS-së, financimin e Orionit, sistemin e aterimit të njerëzve dhe natyrisht kostumet hapësinore”, tha administratori i NASA-s, Jim Bridenstine.

"Kërkesa për buxhet që kemi përpara Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit të SHBA-së tani është 3.2 miliardë dollarë për vitin 2021. Është shumë e rëndësishme që t’i sigurojmë ato 3.2 miliardë dollarë", tha Bridenstine.

Ai po ashtu tha se shpreson që ekipi që do të shkojë në Hënë, do të zgjidhet së paku dy vjet përpara misionit.

Programi Artemis do të jetë misioni i parë që dërgon astronautë në sipërfaqen hënore qëkur Apollo 17 e ka bërë një gjë të tillë, rreth 48 vjet më parë.