Tech

Kompanisë Apple i ndalohet që ta pengojë Unreal Engine të Epic-ut

Foto: Reuters

Gjykatësja federale të hënën e ndaloi kompaninë Apple që ta mbyllë një vegël të Epic Games, që është lejuar nga qindra krijues të tjerë të aplikacioneve, por që është bërë një betejë mes këtyre dy kompanive.

“Epic Games dhe Apple janë të lira të jenë kundër njëra-tjetrës, por ky konflikt nuk duhet të krijojë barriera të pakalueshme”, shkroi gjykatësja Yvonne Gonzalez Rogers, mëngjesin e së hënës.

Kjo betejë filloi pasi Apple e largoi lojën e Epic Games “Fortnite” nga App Store pasi kjo e fundit e shfaqi metodën e saj të blerjes, në vend se ta kërkonte sistemin e Apple, që ia jep fitimin asaj 15-30%.

Epic më vonë ngriti një akuzë dhe një kampanjë në media sociale se Apple ka nisur një sjellje jo garuese, duke vendosur dominimin e saj në aplikacionet e iPhone, kjo shënon sfidën e profilit më të lartë, në biznesin e aplikacioneve.

Epic kishte kërkuar nga Apple, që t’i ndalë këto kufizime deri sa kjo çështje të vendoset.

Gjykatësja Gonzales Rogers tha “telashi i tanishëm (me “Fortnite”) shfaqet për shkak të saj” dhe refuzon ta rikthejë atë. Por, ajo lejoi Unreal Engine që të vazhdojë të fuqizojë aplikacionet e iPhone, duke thënë se veprimi i Apple ndaj Epic-ut ka qenë shumë i rëndë, pasi ata nuk i kanë shkelur politikat e prodhuesit të iPhone ashtu si Fortnite.