Tech

Tesla paralajmëron rritjen e kapacitetit të baterisë në industrinë e automobilizmit

Shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk ka sugjeruar se prodhuesit e veturave në Amerikë, mund të prodhojnë baterinë me 50% më shumë dendësi të energjisë në 3-4 vitet e ardhshme.

“400Vat/kg, i prodhuar nuk është larg, afërsisht 3-4 vite”, postoi në Twitter, të hënën, Elon Musk.

Hulumtuesit kanë thënë se dendësia e energjisë e baterisë së Panasonic-it “2170”, i përdorur në Modelin 3 të Teslas, është rreth 260Vat/kg, që do të thotë se do të kalojë për 50% dendësinë e energjisë që është çelës për të bërë varg më të gjatë të udhëtimeve, raportoi Reuters.

Prodhuesi i makinës elektrike ka treguar një fotografi, ku disa pika ishin të vendosura në vija të gjata vertikale, duke i bërë mediat dhe fansat të spekulojnë se çfarë do të shfaqet në atë ngjarje.

Eksperti i baterive në Korenë e Jugut, Paul Chaul-wan, tha se fotografia mund të na lidh më “anodën e silikonit nanowire”, një teknologji e re që ka potencial ta rrisë edhe dendësinë e energjisë edhe jetëgjatësinë e baterisë.