Prezantohet zyrtarisht telefoni i ri Nokia 3310

Prezantohet zyrtarisht telefoni i ri Nokia 3310

26 shkurt 2017 17:38

Është prezantuar zyrtarisht pajisja e re Nokia 3310.

Telefoni ikonik është kthyer në version të ri nga gjiganti finlandez.

Prezantimi u bë në konferencën në Barcelonë, ndërsa kompania nuk dha shumë detaje për të, përpos atyre që e kanë veçuar gjithmonë.

Pajisja e re ka ekran 2.4-inç dhe peshon 79.6 gramë. Ka hapësirë për dy micro-SIM kartela.

Nokia 3310 do të mbajë baterinë për 22 orë nëse jeni duke biseduar dhe për 1 muaj të plotë pa biseda.

Telefoni ikonik ka edhe video-lojën e njohur “Snake”.

Kjo pajisje do të kushtojë 50 euro.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme