Nokia lanson telefonat e rinj

Nokia lanson telefonat e rinj

26 shkurt 2017 17:21

Nokia 6 është telefoni i parë i prezantuar nga kompania e njohur finlandeze në konferencën që po e mban në panairin në Barcelonë.

Telefoni ishte lansuar muajin e kaluar vetëm për tregun e Kinës, ndërsa tani kompania ka njoftuar se telefoni është i vlefshëm globalisht.

Versioni i thjeshtë i telefonit kushton rreth 230 euro, ndërsa një version më i veçantë do të jetë 299 euro.

Ky telefon ka 4GB RAM dhe 64GB hapësirë të brendshme. Ai është telefoni i parë i Nokias i prezantuar me sistemin operativ Android 7.0 Nougat. Ekrani i tij është 5.5-inç.

Nokia ka prezantua edhe telefonat Nokia 5 dhe Nokia 3.

Nokia 5 është pajisje më e vogël se versioni me numër 6. Ai ka ekran 5.2-inç dhe vjen em 2GB RAM e 16GB hapësirë të brendshme.

Nokia 3 është telefoni tjetër i prezantuar nga kompania. Ai është “vëllai” më i vogël i telefonave të rinj të prezantuar nga kompania e njohur.

Të gjithë këta telefona do të jenë në dispozicion shumë shpejt, ka njoftuar kompania.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme