Tech

Telefonat e rinj të Nokias nesër arrijnë në Evropë

Telefonat e rinj të Nokias, Nokia 3, Nokia 5 dhe Nokia 6 nesër pritet të arrijnë në shtëpinë e kompanisë, në Finlandë.

Sipas një raportimi të ri, kompania do të prezantojë pajisjet në tregun finlandez, por akoma nuk dihen çmimet e tyre.

Nokia do të prezantojë pajisjet këto ditë edhe në Filipine, Vietnam e Indi.

Të gjitha pajisjet vijnë me sistem operativ Android Nougat dhe kompania ka konfirmuar se do të përditësohen së shpejti me sistemin Android O.