Tech

Vjen zyrtarisht LG G6

Descriptive Text

Përmes një konference për shtyp në Kongresin Botëror të Celularëve (MWC 2017), kompania prestigjioze LG ka zbuluar zyrtarisht smartfonin e saj të ri të avancuar, G6. LG G5 ishte një smartfon i shkëlqyer, por pasardhësi i tij duket se do të jetë smartfoni më i mirë i vitit 2017.

Të fillojmë me dizajnin. Siç thotë LG, G6 ofron një ekran të madh i cili përshtatet me dorën tuaj. Ky smartfon i ri vjen me kornizën tërësisht nga metali dhe me një shkëlqim të madh në pjesën e pasme dhe një dizajn shumë të pastër. Ai vjen me ekran 5.7-inç FullVision dhe me rezolucion prej 1440 x 2880 pikselë. LG G6, po ashtu, është telefoni i parë që ofron mbështetje për Dolby Vision, që siguron ngjyra më të mira dhe përvojën.

Pjesa e përparme e smartfonit është shumë e pastër, vetëm me një kamerë prej 5 megapikselë, dy sensorë dhe pa butonin fizik “Home”. Në pjesën e pasme, gjendet kamera e dyfishtë prej 13 megapikelë dhe sensori për gishtërinj, transmeton Koha.net. Në anën e majtë te telefonit gjenden butonët për kontrollim të zërit, ndërsa në anën e majtë është vetëm hapësirë për vendosjen e SIM kartelës. Në pjesën e poshtme të telefonit gjendet porti për USB Type-C, altoparlanti dhe mikrofoni, ndërsa në pjesën e lartë porti për kufjet 3.5 mm.

Tjetër çfarë vlen të theksohet tek dizajni është se G6 është i rezistueshëm nga ujit dhe pluhurit, sepse ofron mbështetje për raitingun IP68. Për të parandaluar skenarin e Galaxy Note 7, LG në këtë telefon ka vendosur një sistem ftohës përmes një tubi nga bakri. Sipas kompanisë, bateria G6 nuk do të nxehet as në temperaturë deri në 150 gradë, por, fatkeqësisht, bateria nuk mund të hiqet. Dimensionet e G6 janë: 148.9 x 71.9 x 7.9 mm.

Sa i përket specifikave, LG G6 vjen me procesor Snapdragon 821 Quad-Core dhe grafikën Adreno 530, 6 gigabajt RAM memorie dhe 32 gigabajt memorie të brendshme me mundësi zgjerimi, baterinë prej 3,300 mAh, sistemin operativ Android 7.0 Nougat, si dhe me Assistant AI të Googlet.

LG G6 është në dispozicion me tre ngjyra – ngjyrë të akullit (Ice Platinum), të zezë (Mystic Black), si dhe me ngjyrë gri.

Sa i përket çmimi, ende nuk është zbuluar sa do të kushtojë ky smartfon i ri dhe se kur do të jetë në dispozicion për shitje.

Në videon më poshtë mund të shikoni prezantimin drejtpërdrejtë që është mbajtur në MWC 2017.

{gallery}