Tech

iOS14 me karakteristika të posaçme për përdoruesit e shurdhër

Versioni i fundit i iOS ka disa karakteristika të posaçme për përdorim nga ana e njerëzve me vështirësi në shikim dhe dëgjim, por këto karakteristika mund të jenë të mira për këdo, shkruan TechChrunch.

Ndoshta karakteristika më interesante është e ashtuquajtura Sound Recognition apo njohësi i zërit, i cili jep lajmërim secilën herë kur pajisja detekton zhurma për të cilat përdoruesit duhet të kenë kujdes: sirenat, qentë, alarmet e tymit, sirenat e veturave, zilet e dyerve, uji rrjedhës, sinjalet e pajisjeve në shtëpi, pra lista është mjaftë e gjatë, transmeton KOHA.

Përdoruesit mund t’i kenë këto lajmërime edhe në orën Apple, në rast se nuk dëshirojnë të kenë telefonin e tyre tërë kohën afër, për shembull nëse dëshirojnë të dinë temperaturën e furrës në shtëpinë e tyre. Apple dëshiron që të shtojë edhe zëra të personave ose kafshëve, në mënyrë që ky aplikacion të përfshijë edhe më shumë mundësi.

Përdorimi i kësaj karakteristike është shumë e mirë për njerëz me vështirësi në dëgjim, por gjithashtu funksionon mirë edhe për njerëz që për shembull dëgjojnë muzikë dhe harrojnë të nxjerrin jashtë qenin e tyre, apo janë duke pritur ndonjë porosi te dera.

Gjithashtu, risi në departamentin e audios është edhe “audiogrami personal” i Apple, i cili e rregullon zërin posaçërisht sipas nevojave të frekuencave të të dëgjuarit të secilit person. Nuk është një pajisje mjekësore, pra nuk e diagnozën humbjen e dëgjimit apo diçka të tillë, por bën disa audio teste për të përcaktuar nëse disa frekuenca të zërit duhen ulur apo ngritur. Fatkeqësisht kjo karakteristikë funksionon vetëm më dëgjueset e prodhuara nga Apple.