Tech

Koronavirusi detyron Apple-n të mbyllë sërish disa dyqane në SHBA

Foto: Reuters

Apple ka konfirmuar se do të mbyllë sërish përkohësisht disa prej dyqaneve të saj në SHBA për shkak të rritjes së numrit të të prekurve me COVID-19.

Reuters raporton se Apple do të mbyllë dyqanet në Florida, Arizona, Karolina Jugore dhe Veriore, transmeton KOHA. Bëhet fjalë për 11 dyqane në këto shtete.

Rastet e të infektuarve me koronavirus në SHBA vazhdojnë të rriten me shpejtësi të madhe. Deri më tani janë mbi 2.2 milionë persona të infektuar, kurse janë shënuar mbi 118 mijë viktima.