Agjencia nacionale hapësinore (NASA) ka planifikuar që të dërgojë një anije kozmike drejt e në diell gjatë vitit të ardhshëm, transmeton koha.net.
Agjencia hapësinore është duke planifikuar udhëtimin e parë njerëzor drejt hënës, e që do të jetë njëra nga arritjet më të mëdha në historinë e eksplorimit hapësinor.
Ky mision është planifikuar që të lansohet për në verën e vitit 2018, ku Solar Probe Plus do të fluturojë brenda katër milionë miljeve të yllit të nxehtë.
Ai do të ofroj pamjet e para në atmosferën solare dhe do të jetë struktura e bërë nga njeriu që do të rezistojë nxehtësisë dhe rrezatimit si asnjë më parë.
Qëllimi i këtij misioni është që të marrë njohuri për atmosferën e diellit dhe të kuptojë se si funksionojnë yjet.
Struktura e anijes kozmike është e ndërtuar që të përballojë temperatura të larta rreth 1,377 celsius, me një mburojë kundër nxehtësisë e bërë nga karboni ndërsa është e hollë 11.43 cm.