Tech

Dronët do të përdoren për të dërguar maska në ishullin skocez

Descriptive Text

Dronët do të përdoren për të dërguar pajisjet mbrojtëse në një spital në ishullin skocez të Mullit, shkruan BBC.

Gjatë dy javëve të ardhshme, maskat dhe pajisjet tjera janë dërguar me dronë nga Argylli për në ishullin Mull.

Rrugëtimi ku normalisht përfshihet rruga me veturë dhe 45 minuta lundrim me anije, me dronë do të zgjasë vetëm 15 minuta.

Ky testim do të hapte rrugën për përdorimin e dronëve në transportim edhe të mostrave të marra për testime dhe pajisjet tjera.

Projekti është dashur të marrë leje të veçantë nga Autoriteti i Aviacionit Civil.

Normalisht dronët janë lejuar të fluturojnë vetëm brenda perimetrit ku i sheh dirigjuesi.

“Përdorimi i dronëve përdor një mundësi të vërtetë për të përmirësuar shërbimin dhe për të na ndihmuar të diagnostikojmë më shpejt pacientët tanë”, ka thënë Joanna Macdonald, zyrtare e lartë e Partneritetit për Kujdes Shëndetësor dhe Social të Argyllit dhe Butet.