Tech

Trefishohet pirateria e filmave gjatë karantinës

Filmat e sapo lëshuar në treg janë shkarkuar ilegalisht masë të madhe që nga vendosja e masave të kufizimeve dhe karantinës në Britani.

Sipas organizatës Fact të Britanisë, e cila merret me mbrojtjen e pronës intelektuale, në mes shkurtit dhe prillit janë dyfishuar vegëzat përmes e faqeve të internetit për transmetim ilegal.

Ndërsa për disa filma të ri dhe të sapo publikuar, shkarkimi ilegal ishte trefishuar.

Kieron Sharp, drejtori i Fact, tha se kjo nuk ishte ndonjë befasi, transmeton KOHA.

“Është e rëndësishme të mbahet në mend se mënyra e vetme legale për të parë filmat është nëpërmes furnizuesve zyrtarë. Secila vegëz pirate i mohon të drejtat e pronës intelektuale, dhe kërcënon investimet në të ardhmen për këto kompani”, ka thënë ai.

Fact nuk i publikoi emrat e filmave që kanë pasur rritje në shkarkim ilegal, por inkurajoi njerëzit që të raportojnë burimet ilegale tek Crimestoppers.

Firma për zbulimin e piraterisë Muso gjeti se trafiku i faqeve ilegale të shkarkimeve u rrit për 60% gjatë muajit mars. Kishte gjetur 300 milionë vizita të faqeve pirate të internetit në Britani, dhe më shumë se një miliardë në SHBA.

Filmi Parasite që fitoi çmimin Oscar pati një rritje prej 240% në faqet ilegale të shkarkimit që nga fillimi i pandemisë. Ndërsa Contagion, filmi vitit 2011 për shpërthimin e një virusi, pësoi rritje të piraterisë për 151%, raporton BBC.