Tech

Lenovo Legion, smartfoni me dizajn radikal të krijuar enkas për lojëra

Smartfoni Lenovo Legion synon të bëhet një nga telefonat e mençur ‘më në zë’ për lojëra me pjesët e konfirmuara mbresëlënëse - 90W mbushës dhe teknologji revolucionare të ftohjes.

Sipas ueb faqes GSMArena, ky telefon është shfaqur në një video të marketingut, duke zbuluar një dizajn unik dhe të guximshëm, dy kamera në pjesën e pasme në mes si dhe ajo për selfie e cila është fshehur në një mekanizëm që shfaqet anash.

Telefoni është dizajnuar të mbahet në mënyrë horizontale, dhe kjo është arsyeja pse kamerat gjenden në këtë vend të pazakontë, transmeton KOHA.

Sipas detajeve të rrjedhura, do të ketë dy vende për USB-C, njëri nga para e tjetri anash, kështu që pajisja mund të mbushet edhe gjatë lojës. Do të ketë dy zmadhues të zërit stereo, të dy të fshehur në anët e sipërme dhe të poshtme (ose majtas dhe djathtas) të telefonit.

Lenovo ka vendosur dy kamerat në anën e pasme, në mes të smartfonit – njëra kamerë kryesore 64MP, e shoqëruar me një tjetër 16MP, ndërsa thuhet se ka një sensor 20MP.

{gallery}