Tech

Bashkëthemeluesi i Androidit lanson smartfonin e parë

Bashkëthemeluesi i sistemit operativ Android, Andy Rubin, më në fund ka lansuar smartfonin e shumë përfolur Essential Phone, smartfoni i parë i dizajnuar dhe prodhuar nga kompania e tij e re, Essential.

Essential Phone kushton 699 dollarë dhe vjen me të gjitha specifikat dhe veçoritë më të fundit në treg, duke përfshirë ekranin 5.7-inç cep-në-cep, procesorin Snapdragon, 4 GB RAM memorie, kamerën kryesore të dyfishtë prej 13 megapikselë (më të mirën në treg) dhe atë ballore prej 8 megapikselë, transmeton Koha.net. Listën e plotë të specifikave, mund ta shikoni në fotografinë më poshtë.

Image

Më herët është përmendur se Essential Phone është smartfon modular. Kjo nënkupton se mund të zgjeroni funksionalitetin e smartfonit tuaj duke përdorur një seri të pjesëve të cilat mund t’ia bashkëngjitni smartfonit.

Për ta bërë këtë, mund të filloni për shembull nga blerja e kamerës 360-shkallësh e cila mund të lidhet me smartfonin tuaj [Essential Phone], dhe kështu ia mundësoni vetës të incizoni videot 360-shkallësh.

Njëjtë sikurse iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus, edhe Essential Phone nuk ka portin 3.5 mm për kufje, por ai vjen me portin USB C-Type, përmes të cilit ekziston mundësia të vendosni edhe kufjet.

Gjithashtu, Essential Phone është në dispozicion për para-porositje në katër ngjyra – të zezë, gri, të bardhë dhe ngjyrë oqeani – duke filluar nga sot për 699 dollarë ose 749 dollarë me kamerën 360-shkallësh.

Fatkeqësisht, tani për tani nuk ka informata se kur do të fillojnë dërgesat.

{gallery}