Tech

iPhonët e rinj të Applet mund të vijnë me ekran Pro Motion 120 hercësh

Foto: Ubergizmo

Qëkur Apple ka lansuar iPad Pro me ekran Pro Motion 120Hz, shumë kanë pyetur se kur do ta kenë këtë teknologji edhe iPhonët.

Gazetari Mark Gurman i Bloombergut ka thënë se është e mundshme që iPhonët e 2020-s mund të vijnë me ekrane Pro Motion 120 hercësh, shkruan ubergizmo.

Duhet theksuar se Gurman nuk e konfirmon se një teknologji e tillë në fakt do të arrijë tek iPhonët e rinj, por ai beson se është e mundshme, transmeton Koha.net. Po ashtu, ai sugjeron se nëse kjo teknologji arrin tek iPhonët, ndoshta do të jetë ekskluzive te modelet e avancuara të Applet të cilët gjithashtu pritet të vijnë me disa veçori shtesë, të tilla si skaneri LiDAR që ka debutuar me iPad Pro 2020.

Tani mbetet të shihet nëse vërtetë do të vijnë iPhonët e rinj me këtë teknologji, pasi që pajisjet Android tashmë kanë filluar të përdorin ekranet Pro Motion 120Hz.