Tech

Samsung krijon fondin 445 milionë dollarësh për të ndihmuar kompanitë e Koresë Jugore

Gjiganti i teknologjisë, Samsung, është duke krijuar një fond në vlerë prej 445 milionë dollarë me qëllim që të ndihmojë kompanitë e vogla të cilat gjenden në Korenë e Jugut, në vendlindjen e saj.

Njoftimi për krijimin e këtij fondi është bërë menjëherë pas zgjedhjes së presidentit Moon Jae-in, i cili ka deklaruar se do të frenojë në kompanitë dominante familjare si Samsung.

Presidenti i ri i Koresë së Jugut duket se dëshiron të përmirësojë gjendjen për punëtorët në vendin e tij, transmeton Koha.net. Kjo përfshinë reduktimin e orëve të punës dhe rritjen e pagës minimale. Ata, po ashtu, mund të fitojnë një punë më lehtë nëse Samsung do të ndihmojë kompanitë e vogla.

Me këtë fond, Samsung thotë se furnizuesit e saj mund të huazojnë paratë e gatshme pa interes për një vit, kështu duke iu mundësuar nën-kontraktuesve të tyre të marrin pagesat më shpejtë.

Fondi do të vazhdojë deri në maj të vitit 2020.