Tech

Nokia i ri me 8 gigabajt RAM

Descriptive Text

Kompania HMD, prodhuese e telefonave të Nokias, për një kohë të gjatë është duke punuar në telefonin e ri, i cili raportohet se do të ketë 8 gigabajt RAM memorie.

I ashtuquajturi Nokia 9 përveç 8 gigave RAM, raportohet se do të ketë ekranin QHD ose OLED. Ky ekran do të jetë 5.5-inç dhe do të fuqizohet edhe me kamerën 22 megapixel dhe procesorin Snapdragon 835.

Telefoni i ri do të ketë baterinë 3800 mAh dhe një përforcues zëri. Memoria e brendshme do të ketë dy opsione: 64 ose 128 gigabajt.

Pajisja do të operojë me sistemin Android 7.1.2 Nougat dhe do të ketë skanerët Iris dhe atë për njohje të gishtërinjve.