LG përmirëson baterinë në telefonin e ri

LG përmirëson baterinë në telefonin e ri

25 shkurt 2017 11:30

LG ka lansuar telefonin e ri X power2, pasardhësin e modelit X power të vitit të kaluar.

Pajisja e re është e fuqizuar nga procesori octa-core 1.5 GHz dhe ka ekran 5.5-inç. Opsionet në RAM janë 1.5 dhe 2 gigabajt, derisa memorie e brendshme është 16 GB.

Kamera kryesore e këtij telefoni është 13 megapixel ndërsa ajo ballore 5MP.

Telefoni operon me sistemin Android 7.0 Nougat dhe baterinë 4500 mAh, e cila përkrah mbushjen e shpejtë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme