Tech

Veçoria e fotografive 3D në Facebook tani funksionon edhe tek iPhone 7

Descriptive Text

Facebooku ka përmirësuar veçorinë për fotografitë tridimensionale për t’iu dhënë më shumë përdoruesve shansin që ta realizojnë këtë lloj fotografie.

Veçoria në të kaluarën funksiononte vetëm për telefonat më të rinj në treg me kamera me specifika të larta.

Por tani Facebooku ka zgjeruar veçorinë dhe tani fotografitë 3D mund të funksionojnë edhe në telefona më të vjetër, sikur iPhone 7.

Veçoria mund të përdoret edhe nga kamerat e përparme me një lentë, për të shkrepur ‘selfie’ 3D.

Facebooku thotë se përmirësimi vjen falë avancimeve në Inteligjencën Artificiale.

Veçoria e re funksionon tani në iPhone 7 dhe telefonat tjerë më të rinj, apo pajisjet e reja Android të rangut të mesëm.

Facebooku prezantoi fotografitë 3D për herë të parë më 2018, por fillimisht ishte e mundshme vetëm në iPhone që mund të bënin portrete.