Tech

Laptopi i ri i Microsoft Surface Pro vjen pa tastierë

Microsoft ka prezantuar laptopin e ri Surface Pro, i cili nuk vjen me tastierë, transmeton koha.net.

Kjo do të thotë se blerësit duhet të shpenzojnë 115 euro shtesë nëse dëshirojnë tastierë fizikë, e që duket absurde, raporton businessinsider.

Më parë Microsoft ka listuar pajisjet Surface Pro si tablet që mund të zëvendësojnë laptopët, e që nuk duket të jetë ndonjë gjë e madhe që nuk ka tastierë, pasi tabletët janë të bërë për të përdorur me gishtërinj.

Megjithatë Microsoft e ka reklamuar Surface Pro si “Laptopi më i gjithanshëm”.

Sureface Pro i ri ka procesorin Intel Core i5, 8GB RAM, 256GB hapësirë në memorie të integruar, ndërsa kushton 1.160 euro, por nëse dëshironi edhe tastierë, çmimi shkon 1278 euro.

Ndërsa është edhe versioni tjetër më i fuqishëm i Sureface Pro, i cili ka procesorin Core i7, 16GB RAM, 512GB hapësirë në memorie të integruar e që kushton 2 mijë euro.

{gallery}