Tech

Konfirmohet kapaciteti i baterisë së Moto Z2 Play

Descriptive Text

Tashmë dihet se do të arrijë pasuesi i telefonit Motorola Moto Z Play, ndërsa disa raportime të mëhershme sugjeruan se pajisja do të ketë bateri më të vogël 3000 mAh, në krahasim me paraardhësin e vet që kishte 3510 mAh.

Lenovo tani ka konfirmuar se Moto Z2 Play do të ketë me të vërtetë baterinë prej 3000 mAh dhe ky konfirmim ka ardhur përmes Twitterit, ku kompania i është përgjigjur pyetjes së një përdoruesi.

Telefoni është certifikuar nga TENAA dhe vjen me procesor 2.2 GHz me tetë bërthama, ekran 5.5-inç, 4 GB RAM memorie dhe 84 GB memorie të brendshme, transmeton kp. Moto Z2 Play vjen edhe me kamerën kryesore prej 12 megapikselë dhe atë të përparme prej 5 megapikselë.

Pritet që Moto Z2 Play të prezantohet zyrtarisht më 8 qershor.