Konfirmohet data e lansimit të Samsung Galaxy S8

Konfirmohet data e lansimit të Samsung Galaxy S8

24 shkurt 2017 18:05

Kompania Samsung ka konfirmuar se në muajin prill do të lansojë telefonat e shumëpërfolur Galaxy S8 dhe S8 Plus.

Dy telefonat e Samsungut do të lansohen më 21 prill në Korenë Jugore, kur edhe do të dalin në shitje.

Galaxy S8 pritet të ketë ekranin 5.8-inç Super AMOLED me rezolucion Quad HD +, ose ekranin 5.6-inç me kënde të lakuara, transmeton Koha.net.

Telefoni do të ketë 4 gigabajt RAM memorie dhe 64 GB memorie të brendshme, me mundësi zgjerimi përmes microSD.

Pajisja e re do të ketë dy kamera kryesore me 12 megapixel ndërsa ajo ballore do të jetë 8 MP.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme