Tech

OnePlus paralajmëron opsionet e ngjyrave për telefonin e ri

OnePlus ka publikuar edhe një foto paralajmëruese për telefonin e ardhshëm.

Kompania ka publikuar një fotografi të veçantë në rrjetin social Twitter duke pyetur fansat se çfarë ngjyre duhet të ketë pajisja e ardhshme.

Ajo po ashtu në vend të shkronjës “S” ka përdorur numrin “5” duke paralajmëruar se emri i telefonit të ardhshëm do të jetë OnePlus 5.