Tech

Zbulohen fotografitë dhe specifikat e Oppo R11 dhe R11 Plus

Descriptive Text

Së fundi, është duke u përfolur për smartfonët e rinj të kompanisë së njohur kineze Oppo, R11 dhe R11 Plus. Ata, tani janë certifikuar nga TENAA e cila ka zbuluar fotografitë dhe specifikat e tyre.

Të dy këta smartfonë të rinj ndajnë pothuajse specifika të njëjta. Ata janë vijnë me procesor Snapdragon 660 dhe kamerën e dyfishtë në pjesën e pasme – 16 megapikselë + 20 megapikselë të cilat ofrojnë 2x zoom optik, transmeton Koha.net. Po ashtu, ata vijnë edhe me kamerën për selfie prej 20 megapikselë.

Image

Sipas TENAA, kamera e këtyre smartfonëve të rinj mund të incizojë video me rezolucion prej 1080 pikselë, por modeli R9 mund të incizojë deri 2160 pikselë prandaj këtu TENAA mund të jetë gabim.

Dallimi ndërmjet këtyre dy smartfonëve është ekrani, RAM memoria dhe bateria. Oppo R11 do të vijë me ekran 5.5-inç AMOLED me rezolucion prej 1080 pikselë, ndërsa R11 Plus 6-inç LCD me rezolucion 1080 pikselë.

Gjithashtu, R11 do të vijë me 4 gigabajt RAM memorie dhe R11 Plus me 6 GB, si dhe R11 me bateri prej 2,900 mAh dhe R11 Plus me bateri prej 3,880 mAh.

Image

Oppo R11 dhe R11 Plus, të dytë do të punojnë me sistemin operativ Android 7.1 Nougat. Po ashtu, sipas fotografive mund të shihet se smartfonët e rinj nën ekran kanë sensorin për gjurmë të gishtërinjëve.

Sa i përket datës së lansimit, ende nuk është zbuluar por pritet që kjo të ndodh shumë shpejtë.