Tech

“Microsoft” dhe “Harman” bëhen bashkë për të krijuar bokse

Bokset me asistentë virtual të integruar nuk janë diçka e re për industrinë e teknologjisë, megjithatë duhet shumë punë në mënyrë që ky sektor të maturohet.

“Alexa” dhe “Echo” e zunë botën në befasi dhe nuk mungoi as përgjigja e “Google” me boksin “Home”, transmeton Shekulli njoftimet. Tashmë edhe “Microsoft” dëshiron të bëhet pjesë. Gjigandi i sistemit operativ do të bashkëpunojë me “Harman Kardon” për të hedhur në treg një boks me asistentin virtual “Cortana” shkruan "PCWorld".

Nuk ka detaje rreth specifikave të pajisjes përveç një video të publikuar në dhjetor e cila thotë se produkti del në shitje në 2017-ën. Kjo është një lëvizje e duhur për “Microsoft” në një moment ku asistentët virtual po shndërrohen në një platformë të së ardhmes.