Tech

Kompjuteri më i fuqishëm i Apple kushton mbi 50 mijë dollarë

Çmimi fillestar prej 6 mijë dollarësh i Mac Pro’s së ri të Apple mund të duket një çmim i lartë.

Por ky çmim fillestar është ‘shumë pak’ krahasuar me 50 mijë dollarët, që Apple kërkon për modelin me specifikat më të fuqishme.

Apple ka bërë të mundur porositjen e Mac Pro nga sot, të cilin e prezantoj në nëntor, transmeton Koha.net.

Mac Pro është i dizajnuar për profesionalistë të cilët kanë nevojë për kompjuterë të cilët mund të përballojnë punë të rënda, si procesimi i shumë të dhënave apo të punuarit në shumë punë njëherësh në simultantët 8K.

Apple me këtë kompjuter synon edhe video editorët profesionistë të cilët punojnë në filma si dhe industrinë televizive të cilët kanë nevojë për kompjuterë të fuqishëm.

Për më shumë se 50 mijë dollarë, blerësit marri një procesor 28-core, 1.5 Terabyte RAM memorie, 2 kartela grafike Radeon Pro Vega II Duo, për të cilët Apple thotë se ofrojnë performancë 28 teraflops e 4TB hapësirë në memorie, transmeton Koha.net.

Apple gjithashtu ofron edhe kartel ‘Afterburner’, kartel përshpejtuese e cila ofron shikimin 3 videove të kualitetit 8K njëherësh.

Çmimi prej 50 mijë dollarësh, këtë Mac Pro e bënë produktin më të shtrenjtë që Apple ka shitur ndonjëherë.

Apple nuk pret që njerëzit me para personale ta blejnë atë, por kompanitë e mëdha.

Ky është më shumë i dizajnuar për studiot filmike me buxhete të mëdha.

{gallery}