Tech

Google ridizajnon emotikonët në Android O

Një gjë që është e sigurt se versioni i ri i Androidit do të jetë krejt ndryshe prej sistemit të tanishëm, transmeton koha.net.

Në përditësimin e sistemit Android ndryshime të mëdha janë bërë tek emotikonët.

Në Android Nougat, Google ka ridizajnuar të gjithë setin e emotikonave të cilat kanë ndryshuar qysh nga Android 4.4.

Ridizajnimi në Android 7.0 ka bërë shprehjet e fytyrave në linjë me atë që Apple po bënë në setin e emotikonave në iOS, e cila është më e popullarizuari dhe i përdoruri për momentin.

Android O shkon një hap më tej dhe lanson një set komplet të ri me emotikona më të rrumbullakët që duken edhe më të ngjashëm me setin e Apple.

Emojipedia ka bërë një set ekskluziv të emotikonave të cilat mund të dalin në versionin final të Android O.

{gallery}