Samsungu i shet ekrane kompanisë Apple për iPhone 8

Samsungu i shet ekrane kompanisë Apple për iPhone 8

14 shkurt 2017 12:58

Samsungu ka nënshkruar për marrëveshje të re në vlerë 4.3 miliardë dollarë me Apple-in për ta furnizuar kompaninë me ekrane OLED për iPhonët e ardhshëm, përfshirë edhe iPhone 8.

Më parë është raportuar se Samsungu ka nënshkruar kontratë me kompaninë amerikane për furnizim me 100 milionë ekrane OLED për pajisjet e ardhshme, por marrëveshja e re është kryesorja mes dy kompanive, transmeton Koha.net.

Apple ekranet OLED do t’i përdor në versionin e sivjetmë të iPhone 8 Plus me 5.5-inç dhe raportohet se ekranet OLED do t’i përdor në të gjithë iPhonët e ardhshëm.

Apple telefonin e ri iPhone 8 pritet ta lansojë në muajin shtator të këtij viti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme