Tech

BE gjobit Facebook me 110 milionë euro për WhatsApp

Rregullatorët e Antitrustit të Bashkimit Evropian kanë gjobitur me 110 milionë euro për mashtrim të dhënies së informacioneve gjatë një verifikimi të marrëveshjes së blerjes së WhatsApp në vitin 2014.

Duke e quajtur atë “gjobë proporcionale dhe parandaluese”, komisioni evropian, i cili vepron si vëzhgues i konkurrencës në BE, ka thënë se Facebook nuk kishte të drejtë lidhjen e llogarive të përdoruesve të WhatsApp me Facebook.

Facebook nëpërmes një deklarate ka thënë se gabimi i bërë në vitin 2014 nuk ishte i qëllimshëm.