Tech

Microsofti pohon se Surface Duo do të ketë kamerë të klasit botëror

Departamenti i Microsoftit në Gjermani e ka mbajtur një ngjarje për developerët dhe gazetarët, në të cilën ka marrë pjesë edhe Panos Panay - shefi i kompanisë për produkte.

Gjatë ngjarjes kishte shumë pyetje dhe diskutime në lidhje me pajisjen Surface Duo. Panay nuk zbuloi shumë nga detajet, por theksoi se Microsofti është "duke punuar në një kamerë të klasit botëror", raporton GSMArena.

Prototipi i pajisjes, i prezantuar më herët, e kishte vetëm një kamerë selfie. Në anën e pasme ishte një notch i madh rrethor, me siguri për ta treguar vendin se ku do të vendoset moduli i kamerës, shkruan KOHA Ditore. Por këtë herë me vetëm një sensor.

Image

Natyrisht, do të kalojë një vit i plotë deri në lansimin e planifikuar të pajisjes Surface Duo, dhe shumëçka do të ndryshojë në dizajnin e prototipit deri në produktin përfundimtar. Mbetet të shihet se sa kamerë të mirë do t’ia dalë Microsofti ta implementojë në pajisje, dy gjysmat e së cilës janë goxha të holla.

Kompania gjithashtu e ka një patentë interesante, e cila mund të gjendet në pajisje. Ajo e përshkruan grupin e thjerrëzave dhe sensorëve për foto, të cilat vendosen në pozicion me ndihmën e aktuatorit, apo aktivizuesit kur është e nevojshme. Kur nuk ka nevojë për sensor, ai tërhiqet.