Tech

Inteligjenca artificiale dhe njohja e emocioneve njerëzore

Inteligjenca artificiale i ka bërë hapat e parë drejt njohjes së emocioneve njerëzore.

Gjatë viteve të fundit është shfaqur një kërkesë gjithnjë e më e madhe për teknologjitë, të cilat do t’i njihnin dhe do të përshtateshin me sjelljen dhe emocionet njerëzore.

Pjesëmarrësit njerëzorë

Shkencëtarët në universitetin Plymouth, shkollën e biznesit Warwick, dhe universitetet Radboud dhe West England e kanë bërë një studim interesant. Qëllimi ishte të zbulohej nëse robotët mund t’i njohin emocionet njerëzore.

Së pari, ata e patën qasjen se askush nuk i përjeton emocionet njerëzore në të njëjtën mënyrë. Prandaj, për ta kryer hulumtimin si duhet, regjistruan shumë interaksione të ndryshme të fëmijëve me robotë dhe kompjuterë përmes ekraneve me prekje.

Pas regjistrimit të të gjitha materialeve, ata ua shfaqën ato pjesëmarrësve të hulumtimit, shkruan KOHA Ditore. Ata kërkuan prej tyre që ta zbulojnë disponimin e fëmijëve dhe nëse gjatë ndërveprimit ishin të dobishme.

Për t’i komplikuar më tej gjërat, një pjesë e pjesëmarrësve i shikuan të njëjtat skena, por në to veprimet e fëmijëve i imituan të ashtuquajturat "figura stick".

Lufta e emocioneve

Të dy grupet e pjesëmarrësve i shënuan emocionet e fëmijëve në mënyrë identike, gjë që i bëri të dhënat e mbledhura të pakundërshtueshme.

Pas kësaj, ata ia lanë të njëjtën gjë inteligjencës artificiale. Ajo arriti rezultate të ngjashme në të dyja rastet, gjë që e mbështet idenë se madje edhe vetë lëvizjet i transmetojnë informacionet relevante.

U konkludua se duhet të pritet se në të ardhmen robotët do ta dekodojnë dhe klasifikojnë me sukses një varg të gjendjeve të brendshme dhe konstrukteve sociale. Dhe atë duke përdorur vetëm të dhëna me dimensione të ulëta (siç janë lëvizjet dhe pozat) e individëve. Me fjalë të tjera, sapo janë detektuar hapat e parë që inteligjenca artificiale të fillojë t’i marrë parasysh edhe emocionet njerëzore në vendimmarrje.