Njerëzit si duket ende nuk e kanë kuptuar se është e rrezikshme përdorimi i sistemit operativ Windows XP, dhe këtë hakerët janë duke e shfrytëzuar shumë mirë, e që edhe sulmin e fundit global e lanë lansuar nga sistemi i tillë, transmeton Koha.net.
Sistemi operativ Windows XP ende përdoret në shumë kompjuterë në gjithë botën, edhe pse Microsofti ka ndaluar ofrimin e sigurisë për të që nga 5 prill 2014.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas statistikave nga Net Applications, Windows XP tani është sistemi operativ i treti në botë më i përdoruri globalisht, apo 7.04 për qind të tregut global e përdorin atë.
Kjo do të thotë se sistemi operativ që më nuk mbështetet as nga krijuesi i tij, është më i përdorur se çdo version i Windows 8, Mac OS X e Linux.
Windows 7 dhe Windows 10 përdoren më shumë se XP, njëri 49 për qind e tjetri 26 për qind të tregut global.
Këta janë pesë sistemet operative që përdoren më së shumti në botë, sipas Net Applications:
- Windows 7: 48.5%
- Windows 10: 26.28%
- Windows XP: 7.04%
- Windows 8.1: 6.96%
- Mac OS X 10.12: 3.21%