Tech

TDP-ja e procesorit të ardhshëm Intel Core i9-9900KS

Procesori i ardhshëm i Intelit Core i9-9900KS prej 5GHz sigurisht që do të jetë një çipset i mahnitshëm në shumë segmente.

Bëhet fjalë për një CPU me tetë bërthama dhe 16 threade, me takt pune prej 5GHz në të gjitha bërthamat dhe do t’i dedikohet publikut konsumues, raporton TechPowerUp.

Për t’u siguruar që dizajni aktual i CPU-së nga kompania dhe procesi i prodhimit të shfrytëzohet sa më mirë, Inteli e ka rritur TDP-në dhe e ka përmirësuar boost frekuencën për të gjitha bërthamat, gjë që do të duhej t'ia mundësonte procesorit të punojë shkëlqyeshëm në performanca maksimale.

Image

Shtrohet pyetja se sa kohë CPU-ja do të mund ta mbajë frekuencën 5GHz për të gjitha bërthamat kur ajo është funksionale, shkruan KOHA Ditore. Asus BIOS e zbulon TDP-në prej 127W, që është jashtëzakonisht e lartë për një procesor tetë-bërthamësh dhe do ta kërkojë një përçues mjaft të aftë të nxehtësisë. Sidoqoftë, është e qartë se Inteli do ta pozicionojë CPU-në e ardhshme si zgjidhjen më të mirë për gejming dhe aplikacionet e avancuara.