Tech

Sulm i madh kibernetik, paralizohen shumë spitale e kompani në 99 shtete

Spitale, shkolla, kompani e qeveri në shumë vende të botës janë duke shikuar dëmin e shkaktuar nga një sulm masiv global, ku u goditën afër 100 vende të ndryshme, duke infektuar kompjuterët me virus malware i cili bënë pagesa si shpërblim.

Askush deri tani nuk e ka pohuar ende këtë sulm gjigant, i cili siç besojnë ekspertët ka përdorur vegla të vjedhura nga Agjencia Nacionale e Sigurisë (NSA), transmeton Koha.net.

Kompanive në SHBA u është tërhequr vëmendja për këtë sulm.

Antivirusi Avast ka raportuar se së paku 75 mijë kompjuterë janë infektuar e dëmtuar e paralizuar me malware, dhe se i ashtuquajturi “WanaCrypt0r 2.0”, virus ransomware, është vërejtur në 99 shtete të ndryshme, me Rusinë, Ukrainën e Tajvanin si shënjestra kryesore.

Më shumë se dhjetëra spitale në Angli e shumë kompani të mëdha, duke përfshirë FedEx e telekomin më të madh në Spanjë janë prekur nga ky sulm.

Softueri me ‘qëllime të këqija’, i njohur si Wanna Decryptor apo WannaCry mbyll sistemin kompjuterik dhe skedarët e tij për t’u përdorur, dhe ç’bllokohet vetëm nëse u paguhen para hakerëve.

Ky malware është shpërndarë nga programet që njihen si ‘phishing’ në email, dhe kanë ‘eksploduar’ një gabim të njohur në sistemin operativ Microsoft Windows.

Është shumë i keq, pasi vepron si një ‘krimb’, duke gjetur lëshime të sigurisë në kompjuterë për t’u shpërndarë në internet.

Microsoft ka thënë se do të lansoj një përditësim automatik të menjëhershëm në Windows, për të mbrojtur klientët e tij nga ky malware.

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se nga ky sulm janë prekur edhe fabrika të automobilave, siç janë Renault e Nissan, ku për të parën Reuters raportoi se e ka ndaluar edhe prodhimin në Francë.