Tech

Terroristët e përdorin Bitcoinin për financim, dhe po mësojnë shpejt

Hamas, grupi militant palestinez, është identifikuar si një organizatë terroriste nga qeveritë perëndimore dhe disa të tjerë dhe është bllokuar nga sistemi tradicional financiar. Por këtë vit krahu i tij ushtarak e ka zhvilluar një fushatë gjithnjë e më të sofistikuar për të mbledhur para me ndihmën e Bitcoinit.

Në versionin e fundit të faqes së internetit të ngritur nga krahu, i njohur si Brigadat Qassam, çdo vizitori i jepet një adresë unike e Bitcoin, ku ai ose ajo mund ta dërgojë monedhën digjitale, një metodë kjo që i bën donacionet pothuajse të pamundura për gjurmim nga institucionet e zbatimit të ligjit, shkruan Koha Ditore.

Në shtatë gjuhë

Sajti, i cili është në dispozicion në shtatë gjuhë dhe e përmban logon e brigadave, me një flamur të gjelbër dhe mitraloz, e përmban një video të prodhuar mirë që shpjegon se si të blini dhe dërgoni Bitcoin pa u gjurmuar nga autoritetet.

Terroristët kanë qenë të ngadaltë në bashkimin me elemente të tjera kriminale që janë tërhequr në Bitcoin dhe e kanë përdorur atë për gjithçka nga blerjet e drogës e deri tek pastrimi i parave.

Por gjatë muajve të fundit, autoritetet qeveritare dhe organizatat që e përcjellin financimin e terrorizmit kanë filluar të ngrenë alarme në lidhje me një ngritje të numrit të organizatave islamike terroriste që eksperimentojnë me Bitcoinin dhe monedhat e tjera digjitale.

Rendimentet nga fushatat individuale duket të jenë modeste - në dhjetëra mijëra dollarë. Por autoritetet theksojnë se sulmet terroriste shpesh kërkojnë pak fonde. Dhe përdorimi i kriptovalutave nga grupet duket se po bëhet më i sofistikuar... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)