Tech

Zbulohen detaje të iPhonëve të rinj

Apple pritet të lansojë tre iPhonë të rinj për më pak se tre javë dhe raportimet për specifikat e telefonave kanë nisur të shtohen.

Tani “DigiTimes” raporton se telefonat e rinj do të vijnë me madhësi të njëjtë të ekraneve sikur gjenerata e shkuar, me 5.8-inç, 6.5-inç dhe 6.1-inç.

Të tre telefonat pritet të kenë veçorinë “Face ID”, ndërsa s’ka ndryshim për “njollën” e famshme.

Pritet që telefonat të vijnë me procesorë A13 dhe të kenë ngjyra të reja, transmeton Koha.net.

Raportimi shton se kapaciteti i baterisë do të rritet në 3200mAh, 3500mAh dhe 3000mAh për telefonat e ardhshëm iPhone XS, iPhone XS Max dhe iPhone XR.

Telefonat e rinj pritet të kenë kamera të trefishtë prapa, me XR që thuhet se do të marrë kamerë të dyfishtë prapa.

Raportimi thekson po ashtu se ka mundësi që Apple të lansojë edhe një telefon 5.8-inç që mund të ketë kapacitetin për dy nano-SIM kartela, i limituar për tregun e Kinës.

Telefonat do të lansohen më 10 shtator, sipas shumë raportimeve.