Tech

Samsungu gati për të rilansuar Galaxy Note 7

Kompania Samsung është duke u bërë gati për rilansimin e telefonit Galaxy Note 7.

Sipas disa raportimeve, Samsung Galaxy Note 7R do të dalë në shitje në fund të muajit maj ose në fillim të qershorit.

Telefoni i ri do të vijë me baterinë 3200 mAh, më të vogël se Galaxy Note 7 origjinal që u tërhoq nga tregu shkaku i eksplodimit të telefonave.

Note 7 i ri do të kushtojë 620 dollarë mirëpo nuk pritet që të lansohet në Europë dhe Amerikë.