Tech

iPhonët e rinj do të ofrojnë mbështetje për 5G

Edhe pse disa prodhues Android tashmë kanë filluar t’i ofrojnë telefonat e tyre të cilët i mbështesin rrjetet 5G, Apple do ta bëjë këtë më së herti në fillim të vitit të ardhshëm. Analisti Ming-Chi Kuo sugjeron se e gjithë linja e kompanisë për iPhone për vitin 2020 do të ketë mbështetje për rrjetet 5G, raporton Ubergizmo.

Kuo këtë herë sugjeron që të tre modelet, të cilat Apple do t’i lansojë vitin e ardhshëm, do të kenë modemë 5G. Analisti ka theksuar më parë se vetëm dy nga tre modelet do të arrijnë me mbështetje 5G, shkruan KOHA Ditore. Ai thekson se Apple me siguri do të vendosë ta bëjë këtë për shkak të konkurrencës së Androidit dhe pranimit të mbështetjes 5G në segmentin premium.

Apple natyrisht ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht asgjë në lidhje me iPhonët e vet për vitin 2020, por të tre modelet besohet se kanë ekrane OLED me 5.4, 6.1 dhe 6.7 inç.