Tech

Shfaqen fotografitë e Xiaomi Mi A3, konfirmohen specifikat dhe dizajni i tij

Këtë fundjavë, janë shfaqur specifikat dhe fotografitë e Xiaomi Mi A3 duke na treguar se çfarë të presim nga ky smartfon.

Dhe tani, një burim anonim i ka dërguar uebfaqes “gsmarena.com” disa fotografi të Mi A3 dhe paketimin e tij përmes të cilave konfirmohet dizajni dhe specifikat e këtij smartfoni të ri.

Fotografia e paketimit konfirmon se Mi A3 do të vijë me ngjyrë të kaltër, të bardhë dhe të zezë. Po ashtu, Mi A3 ka ekran me prerje (notch) ndërsa në anën e pasme të tij gjendet tri kamera të radhitura vertikalisht në qoshen majtas-lart, transmeton Koha.net. Ndërsa në qoshen majtas-poshtë gjendet logoja e Xiaomit.

Gjithashtu, këto fotografitë zbulojnë se Xiaomi Mi A3 do të vijë me procesor Snapdragon 665 SoC e jo Snapdragon 730 siç është raportuar më herët.

{gallery}

Në pjesën tjetër të specifikave përfshihen ekrani 6.08-inç AMOLED, skaneri UD për gishta, si dhe bateria prej 4.030 mAh me mbështetje për mbushje të shpejtë prej 18W. Po ashtu, në pjesën e pasme është edhe kamera kryesore prej 48 megapikselë dhe ajo për ‘selfie’ prej 32 megapikselë.

Të gjitha këto detajet sugjerojnë se Mi A3 mund të jetë version global i modelit të lansuar së fundmi, Mi CC9e, por, derisa CC9e vjen me ekran HD+, A3 raportohet se do të ketë ekranin FHD+.