Telefoni i ri i LG-së rezistues i ujit dhe pluhurit

Telefoni i ri i LG-së rezistues i ujit dhe pluhurit

23 shkurt 2017 09:17

Në dy video të publikuara LG ka paralajmëruar se telefoni i ri G6 do të jetë rezistues ndaj ujit dhe pluhurit.

Përveç këtyre dy veçorive, LG G6 do të ketë ekranin 5.7-inç me rezolucion 2880x1440 pixels.

Pajisja do të ketë procesorin Qualcomm Snapdragon 821 me 4 gigabajt RAM memorie.

G6 do të ketë dy kamera kryesore me 13 megapixel dhe do të operojë me sistemin Android Nougat.

Telefoni pritet të lansohet javën e ardhshme.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme