Tech

Shfaqet smartfoni misterioz i Asusit me kamerë kryesore të dyfishtë

Gjiganti tajvanezë i teknologjisë, Asus, duket se është duke punuar në një smartfon të ri i cili është shfaqur në uebfaqen e njohur GFXBench.

Sipas kësaj uebfaqe, smartfoni në fjalë është shfaqur me numër të modelit Asus X00ID, transmeton Koha.net.

Asus X00ID vjen me ekran 5.5-inç me rezolucion prej 1280 x 720 pikselë, procesor 1.4 GHz të Qualcommit me tetë bërthama, si dhe me 3 GB RAM memorie dhe 32 GB memorie të brendshme.

Pjesa më interesante e këtij smartfoni është kamera kryesore e dyfishtë, ku kamera primare është prej 12 megapikselë ndërsa sekondare prej 5 megapikselë. Ndërkaq, kamera e përparme e këtij smartfoni është me kapacitet prej 8 megapikselë.