Tech

Samsungu shtyn publikimin e Galaxy Fold pas korrikut

Descriptive Text

Ditë më parë një zyrtar i Samsungut kishte sugjeruar që Galaxy Fold do të mund të paraqitet përsëri gjatë korrikut, mirëpo tani vijnë të tjera lajme të këqija për telefonin fleksibël të prodhuesit nga Koreja Jugore.

Informatat vijnë nga vetë Samsungu dhe hedhin poshtë pohimet për publikimin gjatë korrikut.

Më herët ishte sugjeruar që Samsungu së shpejti do të ketë një briefing për mediat gjatë të cilit do të prezantojë edhe datën e pasimit të telefonit në treg. Mirëpo, tani një përfaqësues i Samsungut ka theksuar që tashmë do të kishim dëgjuar informatat zyrtare sikur vërtetë të ishte në plan ndonjë adresim për mediat në javët në vazhdim, shkruan KOHA Ditore.

Kjo nënkupton që Galaxy Fold, që ishte paralajmëruar bashkë me serinë Galaxy S10, në treg mund të paraqitet madje edhe pas modelit Galaxy Note10.